Qetësia dhe paqja gjenden në përmendjen e Allahut
Allahu e ka vendosur paqen absolute dhe qetësinë në përmendjen e Tij, ashtu siç ka thënë edhe në suren “Rad” (28): “Ata që besuan dhe që gjejnë paqen e qetësinë në përmendjen e Allahut; pa dyshim që zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut.”
Ne s’mund të shijojmë asgjë nëse zemrave tona u mungon paqja dhe qetësia. Ne s’mund të shijojmë bukurinë e asgjëje nëse mendja jonë është kudo gjetkë, nëse jemi të shqetësuar për diçka, të shqetësuar për të marrë diçka, etj.
Përmendje do të thotë ta shohësh qartë problemin që ke, të mos e lejosh atë të të ndikojë ecurinë e jetës tënde dhe t’i japësh atij aq vëmendje sa i takon. Është përmendja e Allahut dhe lutja drejtuar Atij, ajo që na i lehtëson shumë të gjitha vështirësitë.
Historia e Musait (a.s)
Përkujtimi ishte në thelb të ngjarjes së Musait (a.s), kur ai ishte midis detit dhe ushtrisë së Faraonit. Kur askush nuk pa ndonjë rrugëzgjidhje, ai tha: “Padyshim që me mua është Zoti im dhe ai do të më udhëzojë.” Përmendja e Allahut e bëri atë të shihte përtej shkaqeve dhe ta tejkalonte atë që njerëzit e shihnin si të pamundur.
Historia e Ebu Bekrit (r.a)
Përkujtimi është në thelb të ngjarjes së Profetit Muhamed (a.s)dhe Ebu Bekrit, kur ata udhëtuan nga Meka në Medine dhe ishin strehuar në shpellën e Theurit. Ebu Bekri i tha Profetit: “Nëse dikush prej tyre ul shikimin deri te këmbët e tij, ata do të na shohin.”
I gjithë shqetësimi i tij ishte shprehje e dashurisë që kishte për Profetin dhe frikë se mos atë e prekte edhe shqetësimi më i vogël. Gjithsesi, përgjigja do të ishte: “Mos u shqetëso, pa dyshim që Allahu është me ne.”
Përkujtimi i Allahut bëhen në çdo kohë, në çdo vend, haptazi dhe në fshehtësi
Përkujtimi i Allahut i jep dritë zemrave tona. Ai ishte burimi i çdo mirësie. Thirrjen për ta përmendur Atë e ka bërë vetë Ai në Kuran dhe na e ka mësuar nëpërmjet të Dërguarit të Tij. Dhikrimund të bëhet në çdo kohë, çdo vend dhe në çfarëdolloj pozicioni. Zoti e ka bërë shumë të lehtë këtë adhurim për njeriun, por gjithsesi të shumtë janë ata që neglizhojnë dhe nuk ia dinë vlerën.