Dashuri dhe respekt

Dashuria është një vlerë e bukur, sepse çdo njeri dëshiron të jetë i dashur. Nuk mund të gjesh njeri mbi tokë, i cili dëshiron që të urrehet nga të tjerët. Ka njerëz, të cilët shpallin gjendje lufte me të tjerët, vetëm për shkak se pretendojnë se ata nuk i duan, duke përdorur kështu mjetin e gabuar për të fituar dashurinë e tyre. Nëse përmbushet nevoja për dashuri nga të dyja palët, atëherë shuhet tendenca agresive.

Dashuria është një emocion, sjellje dhe shprehi, prandaj dhe Profeti Muhamed (a.s) na këshillon: “Nëse dikush e do vëllain e tij, le t’ia tregojë”.

Dashuria është vlerë, pasi të gjithë njerëzit e kërkojnë dhe e duan. Kriteri bazë i vlerës është, që të gjithë njerëzit ta duan. Të gjithë ne e duam drejtësinë dhe tolerancën, por këto vlera mund të fishken dhe të shuhen, nëse nuk vaditen dhe kultivohen më tej.

Vlera më e rëndësishme, e cila mund të shërbejë si çelës për zgjidhjen e problemeve të botës, është respekti për diversitetin, madje dashuria për diversitetin, pasi ky i fundit duhet të shihet si vlerë, si stoli dhe themel i strukturës shoqërore.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: