Cili ishte sekreti i Ebu Bekrit (r.a.)?
Ebu Bekri nuk e duroi varfërinë e Ebu Dherrit apo Bilalit (r.a.), megjithatë ai i tejkaloi ata.
Ai nuk transmetoi mijëra hadithe si Ebu Hurejra apo Enesi (r.a.), megjithatë ai i tejkaloi ato.
Ai nuk u torturua si Habab b. Eret ose Sumejje (r.a.), megjithatë ai i tejkaloi ata.
Ai nuk u plagos rëndë në betejë si Talhah apo Halidi (r.a.), megjithatë ai i tejkaloi ata.
Ai nuk u martirizua në betejë si Hamzah ose Mus’abi (r.a.), megjithatë ai i tejkaloi ata.
Cili ishte atëherë sekreti i epërsisë së Ebu Bekrit?
Bekër ibn Abdillah el-Muzani na thotë: “Ebu Bekri nuk i tejkaloi ata përmes agjërimeve dhe namazeve të shumta, por me diçka që ishte rrënjosur thellë në zemrën e tij.”
Vëllezër dhe motra, shumë herë përqendrohemi te veprimet e gjymtyrëve dhe i harrojmë veprimet e zemrës.
Në këtë botë, distanca që udhëtojmë matet me hapat e këmbëve tona, por distanca që udhëtojmë në udhëtimin tonë drejt Ahiretit, matet me hapat e zemrave tona.
O Allah, mbushi zemrat tona me besim, dashuri dhe sinqeritet!