Biseda mes Allahut dhe Profetit Musa
‘Abdullāh b. Abbās (r.a.) tregon:
“Profeti Musa (a.s.) i tha Zotit të tij kur ai foli me Të:” Zoti im, cili nga robërit e Tu është më i dashur për Ty?” Ai tha, ‘Ai që më kujton më shumë’. Pastaj e pyeti: ‘Cili nga robërit e Tu është më i mençuri?’ Ai iu përgjigj: ‘Ai që gjykon veten ashtu si do të gjykonte të tjerët.’ Ai pastaj tha: ‘Zoti im, cili nga robërit e Tu është më i pasur?’ Ai i tha: ‘Ai që është i kënaqur me atë që i kam dhënë.’ ”
[Kitāb ‘l-‘Ilm nga al-Hāfidh Abū Khaithamah , 86]