Cili është kuptimi i lutjes?

Duaja (lutja drejtuar Allahut) është adhurim, është thelbi i njeriut besimtar. Dua do të thotë kthim te Zoti.

Duaja është një lidhje e fortë dhe e pandërprerë midis njeriut dhe Zotit. Njeriu, pa ndihmën e Zotit është i pafuqishëm. Jeta nuk mund të mendohet pa lutjen. Në “portën e Allahut” shkohet me dua…

Ja disa nga duatë që ka bërë Profeti Muhamed (a.s):

“Allahu im, Ty të dorëzohem, Ty të besoj, Ty të mbështetem, Te ti marr siguri,… për Ty hidhërohem dhe Ty të drejtohem për zgjidhje. Prandaj, më fal ç’kam punuar më herët dhe më vonë, ç’kam fshehur dhe ç’kam shfaqur! Ti je Krijuesi i Përhershëm, nuk ka Zot përveç Teje!”

“Allahu im, të mbështetem Ty nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe pafuqia, dhe nga dënimi i varrit! Allahu im, jepi devotshmëri shpirtit tim, ma pastro shpirtin tim nga çdo e keqe, sepse Ti je pastruesi më i mirë, Ti je miku dhe mbrojtësi im. Allahu im, të mbështetem Ty nga dija e padobishme dhe zemra jo e devotshme, nga shpirti i pangopur dhe nga lutja të cilës nuk i përgjigjesh!”

“Allahu im, unë të lus për udhëzim dhe devotshmëri, për dëlirësi dhe pavarësi nga njerëzit!”

“Thuaj: “Allahu im, më fal, më mëshiro, më jep shëndet dhe më furnizo…”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: