Fjala e mirë

Thuaju robërve të Mi, le të flasin atë që është më e bukur. Me të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa në mes tyre. Me të vërtetë, djalli është armik i hapët i njeriut. (Isra, 53)

Allahu na mëson që të themi gjithmonë Fjalën e Mirë. Ai na udhëzon në ajetin e paraqitur më sipër, që të themi fjalën e mirë dhe të flasim me dashuri për njerëzit, ndryshe do t’i humbasim ata, sepse shejtani do të përpiqet të na ndajë dhe krijojë armiqësi midis nesh. Fjala e Mirë është ajo ç’ka njerëzit duhet të kujtojnë, që të përfitojnë prej saj, ta ndjekin atë dhe të nxisin të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Fjala e keqe sjell pasoja të këqija, për ata që i thonë ato. Ajo është si papastëritë që mblidhen brigjeve të lumenjve. Fjala e mirë dhe fjala e keqe dalin që të dyja nga e njëjta gojë dhe pasqyrojnë personalitetin, pikëpamjen, sjelljen, mentalitetin dhe brendësinë e individit.

Prandaj kontrollo veten, nëse je midis njerëzve të mirë apo jo. Të bëhesh i mirë dhe të thuash të mirën, duhet që ushqimi yt të jetë hallall, shtëpia jote dhe mënyra e të jetuarit të jetë e rregullt, të vishesh mirë dhe pastër. Vetë ju duhet të jeni të ndershëm, të sinqertë, zemërhapur, të çiltër dhe të drejtë.

Kur të përpiqeni dhe t’i zotëroni këto cilësi, padyshim mund të thoni të vërtetën dhe Fjalën e Mirë.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: