Ç’është individualizmi dhe cilat janë dëmet e tij?
Njerëzimi ka gjetur paqe të vërtetë dhe lumturi tek feja. Ashtu siç është e pamundur të flasësh për moral dhe virtyte, aty ku njerëzit nuk praktikojnë fenë e vërtetë, po ashtu është e vështirë të imagjinohet lumturia e vërtetë. Morali dhe virtyti rrjedhin nga e mira, e pastra dhe ndërgjegjja. Ajo që e bën ndërgjegjen të pastër e të mirë është feja, që është lidhje midis njeriut dhe Zotit.
Individualizmi është një filozofi, e cila si nihilizmi i Niçes dhe anarkizmi i Kroptkinit, inkurajon njerëzit të largohen nga vlerat e fesë. Ajo hedh poshtë autoritetin hyjnor dhe i konsideron qeniet njerëzore, si të pavaruara dhe inteligjencën njerëzore, si drejtimi i vetëm në jetë.
Individualiteti që ka humbur të gjitha lidhjet me shoqërinë, ku ai ose ajo jeton dhe nuk e ka ndjenjën e përgjegjësisë për këtë shoqëri, braktis të gjitha lidhjet me vlerat e tij kulturore dhe simbolet, si dhe normat e sjelljes: individualiteti tjetërsohet dhe bëhet antishoqëror.
Sociologët thonë se kjo prirje gërryen shoqërinë. Nëse baza ku është ndërtuar orientimi shoqëror është e dobët, me fjalë të tjera, nëse nuk ka më besim tek pjesëtarët e një shoqërie, atëherë kjo shoqëri do të fillojë të shpërbëhet. Vrasjet, vetëvrasjet dhe pështjellimet bëhen të paevitueshme, duke qenë se shumë individë nuk kanë më një arsye për të jetuar.