Dhënia e selamit kur futemi në shtëpi
Lutja dhe përshëndetja e familjes me selam kur futemi brenda në shtëpi është sunet për myslimanin.
“Por, kur të hyni në shtëpi, ju të përshëndetni me përshëndetje të caktuar nga Allahu, të uruar e të bekuar.”
{En-Nûr, 61}
Enesi r.a thotë: Profeti s.a.s më ka thënë: “O djalosh, kur të hysh në familjen tënde, përshëndete, që të ketë begati për ty dhe për familjen tënde.”
{Tirmidhiu, hadith hasen sahih}