Cilat janë 12 principet e Islamit që i’u dhanë Profetit Muhamed s.a.s në ngjarjen e Israsë dhe Miraxhit?
Gjatë ngjarjes së Miraxhit dhe Israsë Profetit a.s i jepen dymbëdhjetë principet e Islamit, që përmenden në ajetet 22-39 të sures Isra:
- Mos i bëni ortak Allahut.
- Respektoni dhe bindjuni prindërve.
- Jepuni te drejtën që u takon të afërmve, të varfërve dhe udhëtarëve.
- Mos shpërdoroni. Mos jini koprracë e as dorëlëshuar.
- Mos i vrisni fëmijët nga frika e varfërisë.
- Mos iu afroni imoralitetit.
- Mos vrisni njeri me pa të drejtë.
- Mos abuzoni me pasurinë e jetimit.
- Mbani premtimet.
- Mos u shmangni prej drejtësisë në matje e peshim.
- Mos ndiqni atë për të cilën nuk keni dijeni dhe përmbahuni nga pohimet e pabaza dhe hamendjet.
- Shmanguni nga mburrja dhe mendjemadhësia.