Çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj atyre që fyejnë fenë?

Duhet t’ua bëjmë të ditur që po gabojnë duke u shprehur bukur, saktë dhe në mënyrë që të mos i shtyjë ata të fyejnë më shumë, nëse nuk merr vesh me fjalë duhet të mbajmë qëndrim duke u larguar dhe injoruar.

Kurani na mëson kështu në lidhje me metodën e parë: “Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi, këshillë të mirë (dhe të saktë) dhe debato me to në mënyrën më të mirë. Sigurisht, Zoti yt e di se kush ka devijuar nga rruga e drejtë dhe kush është i udhëzuar në të.” (Nahl: 125). “Largoje të keqen me atë që është më e mira! Ne i dimë mirë shpifjet e tyre.” (Muminun: 96). “Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen largoje në mënyrën më të mirë, e atëherë (shpresohet se) armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” (Fussilet: 34)

Ndërsa në lidhje me injorimin e tyre Kurani na mëson: “Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.“ (Nisa: 140). “Kur t’i shohësh ata të nënçmojnë shpalljet Tona, largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër! E, nëse djalli të bën të harrosh, sapo të përmendesh, mos rri me keqbërësit!” (En’am: 68)

Nuk është e drejtë të kthehet fyerja me fyerje tjetër. Në fund të fundit çdokush vepron sipas karakterit të tij. Kurani na këshillon kështu: “Thuaj se çdokush vepron sipas karakterit të vet. Zoti yt e di më së miri se kush është në rrugë të drejtë.” (Isra: 84). “Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija.” (En’am: 108).

Postime të ngashme

%d bloggers like this: