Çfarë përfshin adhurimi?

Dikush shkoi te Profeti (a.s) dhe filloi t’i fliste rreth një gruaje, e cila falej shumë, agjëronte dhe jepte shumë sadaka. Por kjo grua kishte një ves të keq, ajo i lëndonte fqinjët me gjuhën e saj.

I Dërguari i Allahut i tha: “Nuk ka mirësi në të dhe ajo do të jetë prej banorëve të zjarrit.”

Dikush tjetër i tregoi rreth një gruaje, e cila falej pak, nuk agjëronte shpesh dhe jepte pak lëmoshë. Por ajo kishte një cilësi të mirë, sillej mirë me fqinjët e saj.

I Dërguari i Allahut i tha: “Ajo do të jetë në Xhennet.”

Në fakt ka shumë ajete dhe hadithe që adhurimit i bashkëngjisin edhe sjelljen e mirë me njerëzit. Dikush gabimisht mund ta kufizojë konceptin e adhurimit vetëm në adhurimet e caktuara që i bën për hir të Zotit, por adhurimi është më i gjerë sesa kaq.

Synimi i adhurimit në jetën tonë duhet të jetë edhe ndryshimi i sjelljes, duke na çuar në një përmirësim të vazhdueshëm. Njeriu që falet, agjëron duhet të tregohet më i kujdesshëm në sjelljen e tij me njerëzit. Duke i bërë mirë atyre, pa pritur diçka si shpërblim, të shpresojë në fitimin e kënaqësisë së Zotit.

Postime të ngashme