Heqja e pengesës nga rruga është sadaka

Sadakaja në Islam nuk është e kufizuar vetëm në atë që jepet në vlerë monetare, por brenda saj përfshihen edhe shumë vepra të tjera të mira. Prej këtyre veprave është edhe heqja e një pengese nga rruga, diçka që i shqetëson kalimtarët e rastit. Madje sadaka është edhe kur njeriu e pengon veten e tij nga e keqja dhe thjesht nuk dëmton askënd.

I Dërguari i Allahut e kishte parë një njeri të shëtiste në Xhennet, si shkak i prerjes së një peme nga rruga, e cila i shqetësonte myslimanët e tjerë. Akoma edhe më shumë se kaq Profeti (a.s) e konsideroi heqjen e një pengese nga rruga si një nga degët e besimit, edhe pse e cilësuar si dega më e ulët e tij.

Sot, heqja e një pengese nga rruga ndoshta nuk i mundësohet çdokujt si vepër, por çdokush ka mundësi të mos lërë një pengesë në rrugë, të mos e ndotë ambjentin e përbashkët me mbeturina.

Një sahabi shkoi te Profeti (a.s) dhe i tha që ishte dobësuar shumë, kësisoj nuk kishte më mundësi të bënte shumë vepra të mira dhe po kërkonte një këshillë prej tij.

Ai i tha: “Mos i bëj keq askujt dhe kjo do të jetë sadaka për ty ndaj vetes tënde.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: