Profeti Ynë (31) – Shqetësimet dhe përpjekjet e Hatixhes së nderuar
Shqetësimet dhe përpjekjet e Hatixhes së nderuar
Çdo ndarje, sado e përkohshme, ishte një trishtim më vete për Hatixhen e nderuar. Dukej që i Dërguari i Zotit gjente një qetësi shpirtërore në shpellën e Hirës. Në çdo largim Hatixhja ndjente një shqetësim të madh. Ajo herë pas here dërgonte njerëz që ta ndiqnin. E në heshtje të përkujdeseshin për Të nëse i ndodhte ndonjë gjë e keqe.[1] Ajo ecte vetë me orë të tëra, dhe kilometra të tëra, për të shkuar që t’i çonte Atij për të ngrënë.[2]
Ndonjëherë, e përjetonte edhe ajo ajrin e pastër të asaj atmosfere, duke e quajtur si fatlumësinë më të madhe se kishte gjetur edhe pak mundësi për të ndenjur pranë Tij. Nganjëherë, rrugët priteshin në vendin e quajtur si Faltorja e Ixhabes. Ndonjëherë ndodhte që edhe t’i zinte mbrëmja e ta përdornin atë vend si një konak. Mandej, Profeti më i nderuar i njerëzimit largohej sërish për t’u ngjitur në shpellë, e nënë Hatixhja kthehej për në shtëpi.
Ishte shumë e vështirë për një grua, që i shoqi të rrinte kaq shumë larg shtëpisë. Vetëm se Hatixhja nuk e tregonte aspak se ishte e mërzitur, madje nganjëherë ishte ajo që e nxiste të përgatitej për ditët e ardhshme.
Shqetësimet dhe përpjekjet e Hatixhes së nderuar