Si ta kuptojmë cilësinë e ihsanit në adhurime?

Ihsani (përsosmëria) është më e larta nga tre nivelet e besimit dhe më e afërta me Zotin. Ihsan do të thotë ta adhurosh Zotin sikur e sheh Atë, sepse megjithëse nuk e sheh, Ai të sheh ty. Dijetarët janë të mendimit se ihsani nuk është një opsion, por një detyrim. Për shembull, studiues të ndryshëm të Islamit e kanë kuptuar konceptin e ihsanit ndryshe. Sipas tyre, Ihsan është ndër të tjera, përsosmëri në adhurim, punë dhe ndërveprime shoqërore. Ai përfshin sinqeritetin gjatë faljes së namazit dhe të qenit mirënjohës dhe në shërbim ndaj prindërve, familjes dhe Zotit.

Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ka thënë: “Me të vërtetë Zoti e ka caktuar ihsanin në të gjitha gjërat. Pra, nëse e vrisni [një kafshë], atëherë vriteni [atë] mirë; dhe nëse e therni [një kafshë], atëherë thereni [mirë]. Le ta mprehë secili prej jush tehun e tij dhe le të kursejë vuajtjet për kafshën që ther”.

Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ishte i vëmendshëm ndaj Zotit; si pasojë, e gjithë jeta e tij – veprimet dhe adhurimet e tij – ishin një shembull i ihsanit. Për shembull, ai i kryente detyrat e tij fetare në mënyrën optimale. Ai kurrë nuk humbi një namaz të caktuar, madje edhe kur ishte në grahmën e sëmundjes së tij të fundit vazhdoi t’i drejtojë njerëzit në falje, derisa të bëhej shumë i dobët për të lënë shtratin e tij.

Ihsani i Profetit Muhamed u shtri edhe te kafshët. Njëherë kaloi pranë një deveje të dobët, barku i së cilës ishte tkurrur në shpinë. Kështu që ai i tha pronarit të saj: “Kini frikë nga Zoti për këto kafshë memece dhe udhëtoni me to vetëm kur të jenë të përshtatshme për t’u hipur dhe i lini të lira kur të kenë nevojë që të pushojnë”. Ihsani i tij për kafshët ishte aq i madh sa ai i vononte faljet derisa të plotësonte nevojat e tyre. Enesi (r.a) ka transmetuar: “Ne nuk do t’i falnim namazet tona vetëm pasi të kishim hequr barrën nga devetë tona dhe të kujdeseshim për nevojat e tyre.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: