Çështja e burimit të Kuranit
Vallë, a mundet që Profeti Muhamed (s.a.s.), për të rritur ndikimin e fjalëve të tij të shpallte që Kurani është fjala e Zotit?
Hamendësimi i një mundësie të tillë, do të na bënte neve të binim në kundërshtim me jetën e Profetit Muhamed (s.a.s.), dhe me ngjarjet e ndodhura gjatë saj.
Me çfarë mund të shpjegohet fakti që ndërsa i Dërguari i Allahut (s.a.s) ajetet Kuranore ia atribuon Allahut, i urdhëron sahabet që hadithet e tij të veçohen veçmas? Pastaj, sikur të kishte menduar të rriste ndikimin e tij me anë të këtij atributi, atëherë përse të gjitha fjalët e tij ishin fjala e Zotit?
Të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) i ndodhin situata të tilla, të cilat e bënin të domosdoshme që ai të thoshte diçka. Por shohim që ndonjëherë kalonin ditë, e madje muaj dhe ai nuk thoshte asgjë nga vetja. Shembulli më i qartë është ngjarja e shpifjes. Në këtë ngjarje u shpif rreth Hz. Aishes (r.a). dhe i Dërguari i Allahut (s.a.s.) nuk kishte shprehur asnjë lloj mendimi gjersa rebelimi hyjnor vërtetoi pastërtinë e saj rreth kësaj çështjeje. Për rrjedhojë, asnjë fjalë të tijën nuk ia ka atribuuar Kuranit.
A mundet që profeti Muhamed (s.a.s.) duke qenë zotërues i një zgjuarsie gjeniale ta ketë shkruar Kuranin vetë?
Sikurse është theksuar edhe më parë, është e pamundur që nga një analfabet të krijohet një kryevepër që do të magjepste gjithkënd; të dëshmonte fakte të vërteta shkencore që do të vërtetoheshin qindra vjet pas tij, dhe të lajmëronte fakte të së fshehtës dhe të paditurës që dhe shkencëtarët e kishin të pamundur.
Krahas kësaj, në Kuran janë të pranishme edhe disa qortime të bëra ndaj disa sjelljeve të Dërguarit të Allahut. Për shembull, ndërsa Profeti (s.a.s.) po bisedonte me disa nga paria e Kurejshve si Udbe bin Rabija, Ebu Xhehl, Umeje bin Halef dhe Abbas bin Abdul Muttalib, vjen një person i quajtur Abdullah bin Umi Mektum dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut, më mëso mua nga ato që Zoti të mësoi ty.” I Dërguari i Allahut (s.a.s), nuk e përfilli atë duke rrudhur fytyrën nga ndërprerja.
Në kohën që i Dërguari i Allahut (s.a.s.) mbaroi bisedën dhe do të ngrihej, Zoti i zbriti suren “Abese ue teuel’la”, me anë të së cilës kritikonte sjelljen e tij. “Çfarë di ti, ndoshta ai do të pastrohej.” (Abese, 3) “Po ti nuk ke përgjegjësi pse ai nuk pastrohet.”(Abese, 7). Pra, nuk do të kishte detyrim për hyrjen në Islam dhe pastrimin e tyre që nuk donin të përfitonin nga Kurani. Përse Profeti ynë, do të qortohej për çështje të ngjashme si rreth robërve të Bedrit, kërkimi i shpëtimit për jobesimtarët e vdekur qofshin këta të fundit edhe nga të afërmit e tij?
Në qoftë se sikurse pretendohet, Profeti Muhamed me zgjuarsinë e tij të jashtëzakonshme do të të kishte shkruar vetë Kuranin, me çfarë mund të shpjegohej që një njeri aq i zgjuar të qortonte vetveten në librin që ka shkruar po vetë?
A mundet vallë, që profeti Muhamed (s.a.s.) ta ketë mësuar Kuranin nga mjedisi në të cilin jetoi?
Padyshim që shkrimin e një libri e ndikon edhe struktura e bashkësisë në të cilën ndodhet autori.
Pretendimi i atyre që nuk besojnë që Kurani erdhi nga Zoti është: meqenëse Profeti Muhamed (s.a.s) ishte analfabet, atëherë ato që pa nga bashkësia në të cilën jetoi, i përmblodhi në një libër me ndihmën e dikujt. Por, është një e vërtetë e padiskutueshme, e vërtetuar dhe me shumë libra historie, që gadishulli Arabik i asaj kohe nuk ishte dhe aq i përparuar.
Njerëzimi në atë periudhë ishte aq jo i pranishëm, saqë vajzat i groposnin në mënyrë brutale të gjalla në dhe. Kamata i shtypte sa mundte të varfrit dhe gratë shiteshin e bliheshin si një mall.
Sikurse shihet, barazia që solli Kurani, ndalimi i kamatës dhe shumë ligje të shenjta, nuk ishin pothuajse fare në përshtatje me strukturën dhe jetesën e bashkësisë së periudhës së profetit Muhamed (s.a.s), diçka që vërteton se kjo bashkësi dhe mjedisi i jetuar nuk mund të jetë burimi i Kuranit.
Një pretendim tjetër është ai që Profeti Muhamed (s.a.s) ta ketë shkruar Kuranin duke huazuar nga bashkësitë dhe njerëzit, prej të cilëve mund të jetë impresionuar gjatë udhëtimeve me qëllime tregtare që ka bërë në rini.
Por sikurse theksohet edhe nga historia, i Dërguari i Allahut (s.a.s), ka dalë vetëm dy herë në fëmijëri dhe në rini në udhëtime jashtë Mekës. Nga këto, i pari është udhëtimi që ka bërë me xhaxhain e tij Ebu Talibin në Siri kur ishte 9 a 12 vjeç. Tjetri, në moshën 25 vjeçare, para se të martohej, përsëri në Siri, si i ngarkuar me detyrë në karvanin tregtar të nënës tonë, Hz. Hatixhes (r.a). Sipas dëshmisë të shumë historianëve, në këtë kohë, kristianët e kësaj zone jetonin mes shpifjeve dhe devijimeve. Të pretendosh që është burimi i Kuranit një jetesë në kundërshtim me të, adhurimi dhe botëkuptimi i këtij mjedisi s’është gjë tjetër veçse një hipoteze e qëllimshme dhe e prishur.
A mundet që, Profeti Muhamed (s.a.s) ta ketë mësuar Kuranin nga ndonjë burim kristian apo nga ndonjë nxënës i tij?
Përballë përsosmërisë dhe veçantisë së Kuranit, jobesimtarët thanë: “Ai ngaqë deri tani nuk ka marrë mësim nga ndokush, nuk mund ta shkruajë Kuranin. Logjika s’mund të pranojë një analfabet të shkruajë një libër të tillë, atëherë dikush tjetër ia ka shkruar.” Le ta shtjellojmë këtë temë.
Kuranin s’mund ta ketë mësuar nga çifutët dhe kristianët, sepse sapo Profeti ynë shkoi në Medine, çifutët filluan të ushqejnë armiqësi dhe i fshehën dijet e tyre me një fshehtësi të madhe. A mund të mendohet një mësues nga të eturit për armiqësi, duke treguar kundërshtimet e tyre që në fillim kundër misionit të të Dërguarit të Allahut (s.a.s)?
Edhe kjo është një e vërtetë që Profeti pas shpalljes së profetësisë gjithmonë tregonte e këshillonte, që pyetej dhe jepte përgjigje. Është e qartë se Profeti përballë tyre është vetëm në rolin e mësuesit, këshilluesit, lajmëruesit sihariqdhënësit.
Një nga personat që aludohet se profeti Muhamed (s.a.s), ka mësuar këto njohuri, është prifti Bahira. Vallë a ishte i mjaftueshëm ai takim një orësh mes Profetit Muhamedit (s.a.s) dhe Bahirës për të mësuar gjithë ato njohuri që do ta ndriçonin botën deri në ditën e kiametit?
Një nga ata që pretendohet të jetë mësues (para se të bëhej mysliman), është personi që kur i pyetën çifutët: “Kush është më dijetari dhe personaliteti më i lartë ndër ju?” I qenë përgjigjur: “Abdullah ibni Selam”. A do të pranonte një person që jep vetë mësim, mësimin e një personi që thotë se ç’ka shpreh i vjen nga Zoti? Pra, a do ta pranonte profetësinë? Ndërkohë të gjithë e dimë se Abdullah ibni Selam u bë mysliman.
Përveç këtyre personaliteteve, edhe dijetari kristian Varaka Bin Neufel (që u bë mysliman më vonë), në krye edhe skllevërit Adas, Jessar, Leber, pretendohet të kenë qenë mësimdhënësit e Muhamedit (s.a.s).
Vallë, ndërsa Kurani vazhdonte t’i shpallte botës mesazhe, po të kishte qenë një mësues i tillë në mes të arabëve, a nuk do të shkruante një vepër tjetër më të bukur? Ose, a nuk do të shpallte vetveten duke thënë: “Këto ia unë mësova Muhamedit…”.
Pretendimi që Kurani është mësuar nga dikush tjetër është hedhur që para 14 shekujve dhe idhujtarët e sotëm, duke mos u bazuar në asnjë të vërtetë shkencore, vazhdojnë ta mbështesin atë. Kurani, një kryevepër letrare, dëshmon nëpërmjet gjuhës së vet se, ai është i pamundur t’i atribuohet dikujt tjetër dhe të kërkosh provë më të bukur se Kurani, është e kotë.
“Ne e dimë shumë mirë se ata thonë: Atë (Muhamedin) është një njeri që e mëson? Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e Kuranit) është gjuhë arabe e pastër dhe e qartë” (Nahl 103), (gjuha e atyre që pretendohen si mësimdhënës është Ibranishtja, ndërsa e Kuranit është Arabishtja).
A mund të jenë Teurati dhe Bibla (Dhiata e Re-Dhiata e Vjetër) burime të Kuranit?
Teurati, ashtu si dhe Ungjilli, i drejtohen një fisi të caktuar, ndërsa mesazhi i Kuranit i drejtohet mbarë njerëzimit (Teurati i drejtohet bijve të Izraelit, ndërsa Ungjilli flet rreth jetës së Isait).
Ndërsa Kurani, që me suren e tij Fatiha, na paraqitet si një ftesë që të fton në rrugën e drejtë të Kuranit, në fenë që ka si qëllim të vetëm të saj njerëzimin.
Në Teurat dhe Ungjill ka pretendime jo të logjikshme si, pretendimi që Zoti ka bir Profetin Isa, e deri në shpifje për zina (marrëdhënie jashtë martese), ndaj Profetëve (ka të dhëna në Teurat rreth zinasë së Profetit Nuh). Kurani thekson se këto pretendime janë shirk dhe të papranueshme. Për rrjedhojë, Teurati dhe Ungjilli nuk mund të jenë burimi i Kuranit sepse megjithëse janë libra të së vërtetës, janë mbushur me njohuri të shpifura nga njerëzit më vonë.
Veçanërisht Teurati është përkthyer në arabisht në vitin 718; Ungjilli në shekullin IX ose X. Për rrjedhojë, nuk kishte mundësi që Profeti ynë edhe pse analfabet, të lexonte libra që në arabisht do të përktheheshin 100 ose 200 vjet më vonë. Sikurse u pa edhe më sipër, Kurani nuk është as fjala e profetit Muhamed dhe as dije e mësuar nga dikush tjetër. Kurani për veten e tij shprehet se është urdhëresa e sjellë nëpërmjet ambasadorit të ndershëm, të besueshëm, fjalëdëgjuar, të fuqishëm, e me vlerë nga Zotëruesi i botës.