Gjatë kohës sa besimtari agjëron, atë nuk duhet ta bëjë vetëm duke ngelur me bark të uritur e gojë të etur, por duhet agjëruar njëkohësisht edhe me të gjitha shqisat dhe gjymtyrët e trupit. Syri duhet ruajtur të mos e shikojë haramin, veshi të mos dëgjojë fjalë haram, dora të mos prekë haramin, këmba të […]
Për t’u liruar nga agjërimi, udhëtari duhet ta ketë vendosur para imsakut se do udhëtojë dhe niset në udhëtim. Kjo, sepse, nëse nuk vendos të udhëtojë para imsakut dhe niset të udhëtojë para ose pasdite, nuk i lejohet prishja e agjërimit. Ndërkaq, kur është fjala për të sëmurin, rregulli i mësipërm ndryshon, sepse i […]Lexo më shumë
Është e vetëkuptueshme se gjatë iftarit ndodh që edhe të mos jemi shumë të kujdesshëm, ndaj nganjëherë edhe mund ta teprojmë duke e ngarkuar stomakun më shumë sesa ai ka nevojë. Prandaj, është mirë, madje e rekomandueshme që gjatë iftarit të kemi kujdes në sofër të mos e teprojmë duke ngrënë më shumë se ç’kemi […]Lexo më shumë
Tradita e myslimanëve të devotshëm, gjithnjë duke u mbështetur në atë të Profetit a.s., na mëson se koha e iftarit është një moment shumë i përshtatshëm për t’iu lutur të Gjithëpushtetshmit. Kjo edhe për faktin se duaja e agjëruesit në kohën e iftarit nuk refuzohet, gjegjësisht është e pranueshme te Zoti xh.sh. Profeti a.s. lidhur […]Lexo më shumë
Profeti a.s. na ka mësuar se më mirë është që iftar të bëjmë me ujë ose me hurma, sepse vetë ai kur kishte hurma bënte iftar me to e kur nuk kishte bënte iftar me ujë. Pastaj e falte namazin e akshamit. Enesi r.a. kështu e përshkruan Pejgamberin a.s. në iftar: “I Dërguari i Allahut, […]Lexo më shumë
Para se të fillojë muaji i Ramazanit, besimtari duhet të përgatitet sa më mirë që është e mundur. Kështu ndiqen gjurmët e të Dërguarit të Allahut, i cili para ardhjes së Ramazanit, krahas përgatitjeve të tjera, bënte edhe dua duke thënë: اللهم بارك لنا في رجب و شعبان و بلّغنا رمضان “O Zoti im, na […]Lexo më shumë
A lejohet të agjërosh për një person tjetër apo për një të vdekur?
Nëse dikush ka vdekur dhe atij i kanë mbetur namaze të pafalura ose ditë (Ramazani) të paagjëruara, nuk lejohet që dikush tjetër të falë namaz ose të agjërojë për të. Por, në qoftë se ka lënë ndonjë testament për agjërim, atëherë pasardhësit e tij ligjorë duhet që nga 1/3 e pasurisë që ai e ka […]Lexo më shumë
Agjërimi sado që është i dobishëm e me shumë sevape, jo gjithmonë është i lejuar. Nganjëherë është haram të agjërohet e nganjëherë i papëlqyeshëm (mekruh). Është haram të agjërohet ditën e parë të Fitër Bajramit dhe katër ditët e Kurban Bajramit. Ditët e bajrameve janë ditë gëzimi, prandaj ato ditë duhet bashkuar familjes në sofrën […]Lexo më shumë
Dijetarët kanë konfirmuar se është e mekruh nëse agjërohet vetëm ditën e xhuma, sepse ajo është ditë feste e myslimanëve. Profeti a.s. në një hadith ka thënë: “…dhe mos e caktoni vetëm ditën e xhuma për agjërim. Por, po qe se dikush nga ju mban një agjërim që e ka bërë traditë, kjo përjashtohet.” (Transmetojnë […]Lexo më shumë
Agjerimi nafile ose tetavvu’ nënkupton agjërimin që nuk është as farz, as synet por vullnetar. Qëllimi i kryerjes së këtij agjërimi bëhet për t’iu afruar Allahut dhe për të fituar kënaqësinë e Tij. Lidhur me këtë, në një hadithi-kudsijj, Profeti a.s. tregon se Allahu xh.sh. ka thënë: “Robi nuk mund të më afrohet Mua me […]Lexo më shumë