AGJËRIMI NAFILE (VULLNETAR)  

Agjerimi nafile ose tetavvu’ nënkupton agjërimin që nuk është as farz, as synet por vullnetar. Qëllimi i kryerjes së këtij agjërimi bëhet për t’iu afruar Allahut dhe për të fituar kënaqësinë e Tij. Lidhur me këtë, në një hadithi-kudsijj, Profeti a.s. tregon se Allahu xh.sh. ka thënë: “Robi nuk mund të më afrohet Mua me ndonjë veprim më të dashur sesa me veprimet që ia kam bërë farz. Por robi im vazhdon të më afrohet Mua me anë të adhurimeve nafile dhe në fund Unë atë e dua dhe, pasi ta dua, bëhem veshi i tij që  dëgjon me të, syri i tij që sheh me të, dora e tij që kap me të, këmba e tij që ecën me të!” (Transmeton Buhariu)

Lidhur me vlerën dhe peshën që ka agjërimi vullnetar, Profeti a.s. thotë: “Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu i Lartësur ia largon shtatëdhjetë vjet fytyrën e tij nga zjarri i Xhehenemit.” (Transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ibni Maxhe dhe Nesaiu).

Postime të ngashme