Bujaria e Hz. Ebu Bekrit (r.a)!

Tregon Hz. Omeri (r.a) se një ditë Profeti (a.s) i kishte urdhëruar sahabët të jepnin sadaka. Ato kohë isha mirë nga gjendja financiare. Vetëm sot mund ta kaloj Ebu Bekrin nëse është e shkruar, flisja me vetvete. Kështuqë solla gjysmën e pasurisë që posedoja. Profeti (a.s) më pyet nëse i kisha lënë diçka familjes?

– Po, dhe atyre i kam ndarë disa gjëra. – i thashë.

Më pyet sa i kisha lënë.

I kam ndarë po kaq sa kam sjellë këtu. – i thashë.

Pastaj erdhi Ebu Bekri me ç’kishte. Profeti (a.s) e pyet; O Ebu Bekr, po familjes çfarë i ke lënë?

I kam lënë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. – i tha.

Këtu e kuptova se nuk do mund ta kaloja kurrë Ebu Bekrin në bujari.

Burimi: Ebu Davud, Tirmidhi

Postime të ngashme

%d bloggers like this: