Besimtari, mëkati dhe pendesa

“Të gjithë bijtë e Ademit janë mëkatarë dhe mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen.” (Ibn Maxhe, Zuhd, 30) 

Perfeksioni dhe pagabueshmëria janë terma të lehtë në teori por deri diku të pamundura në praktikë për ne njerëzit.  Kur flasim për mëkatet e sidomos kur  një besimtar kryen një mëkat lind pyetja nëse ky person  del nga besimi apo jo.  Ky artikull fillon me hadithin sherif autentik, sepse kur flasim për mëkatin e nje besimtari  e lidhim atë ngushtë me pendimin. 

Kur muslimani bie në gjynah, atij i merret besimi në atë moment dhe i kthehet besimi pasi të ketë përfunduar mëkatin. Kjo do të thotë se  nuk  do të ishte e  mundur që një besimtar të bjerë në mëkat për sa kohë ka besim në zemrën e tij, prandaj në momentin që gjynahu ndodh, personit i merret besimi .  Po nëse një person vdes duke bërë një mëkat, a vdes ai si jobesimtar? 

Nëse ndjenjat (emocionet) e njeriut mbizotërojnë, ai nuk e dëgjon arsyetimin. Dominon entuziazmi dhe iluzioni dhe ai preferon një shije minimale dhe të parëndësishme sesa një shpërblim të madh në të ardhmen. Kjo vjen si pasojë se të menduarit, entuziazmi dhe ndjenja nuk e shohin të ardhmen, ndoshta ata e mohojnë atë për momentin. Edhe nëse ndihmon nefsi, zemra dhe mendja, që janë besimi vendas, heshtin dhe mposhten. Prandaj, bërja e kebajrit (mëkateve të mëdha) nuk vjen nga mosbesimi, mund të vijë nga disfata e mendjes dhe e zemrës me fitoren e ndjenjës, entuziazmit dhe iluzionit. 

Në kohën e kryerjes së një mëkati, mendja dhe zemra, si rrjedhim edhe besimi në zemër, i nënshtrohen shpirtit. Kjo nuk do të thotë se njeriu që bën një mëkat të madh e lë besimin. Në fakt, Ehli Suneti dhe dijetarët pajtohen njëzëri se veprat nuk janë pjesë e besimit, kështu që ata që bëjnë vepra të këqija nuk do të mbeten jobesimtarë. Një nga argumentet e kësaj çështjeje është se fjalët besim dhe vepra janë të përmendura veçmas në Kuran dhe lidhen me njëra-tjetrën me lidhëzën “dhe”. Thonë se nëse do të lidheshin me lidhëzën “ose”, të dyja do të ishin njësoj, kështu që edhe mëkatari do të humbiste besimin. 

Pas kësaj dijeje është e nevojshme të themi se edhe pse ata që bëjnë mëkate të mëdha nuk e humbin besimin, mëkatet i shkaktojnë dëm të madh besimit. Zoti na ruajt, nëse njeriu vdes duke bërë një mëkat, edhe nëse nuk themi se është jobesimtar, do të mbizotërojë bindja se gjendja e tij është e rrezikshme. Allahu i Madhëruar i ruajtë besimtarët nga cdo e keqe. 

 Megjithatë, Allahu i madhëruar dëshiron të shohë se si robi i tij mëkatar mban qëndrim kundër mëkatit, si ngrihet falë mëkatit dhe si i afrohet Atij. Për këtë arsye,  Ai krijoi djallin dhe mëkatin. Pra, djalli dhe mëkati janë një stimulues, një stimulues që i afron njerëzit me Zotin. 

 

 

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: