Besimi, çështja më e rëndësishme

Besimi është edhe dritë, edhe forcë. Njeriu që zotëron besimin e vërtetë mund të sfidojë gjithë universin dhe, sipas forcës së besimit të tij, është i shpëtuar nga të gjitha trysnitë e ndodhive. Ai që s’e njeh Krijuesin, Zotërinë e tij, është një njeri i dobët, i mjerë në këtë botë të shkatërruar, mes njerëzve të shkretë, në një jetë ku si përfundim të gjithë bëhen dhé, edhe nëse ai bëhet mbret i gjithë botës, sa do i vlente kjo? E ç’rëndësi do të kishte?

Nëse e gjen Zotin e tij dhe njeh Mbretin e tij, ai hyn në mëshirën e Tij, mbështetet në fuqinë e Tij. Atëherë, ajo botë e frikshme kthehet në një lëndinë lumturie dhe bëhet një treg për të fituar ahiretin.

Është pikërisht çështja e besimit ajo që i ka bërë njerëzit dhe sidomos elitën e tyre, dijetarët, të harrojnë çdo çështje tjetër përballë saj. Ata janë të shumtë.

Ja njëri prej tyre:

Në kohët më të egra të Luftës së Dytë Botërore, ku vdiqën afërsisht 50 milionë njerëz, ai nuk kishte pyetur asnjë pyetje rreth saj njerëzit e shumtë që ndodheshin përreth. Me kureshtje dhe të habitur e pyesin: “A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se kjo luftë? Ndonjë të vërtetë më të madhe që e ul rëndësinë e saj? Apo është e dëmshme që të merresh me këtë çështje?”

Dijetari përgjigjet: “Po. Ka një të vërtetë më të madhe se Lufta e Dytë Botërore, ka një çështje më madhështore se ajo. Përballë kësaj çështje, lufta ngelet shumë e pavlerë. Sepse në këtë kohë, për mbarë njerëzimin është hapur një çështje aq shumë e rëndësishme dhe është shfaqur një e vërtetë aq madhështore, saqë vetëm pjesa që i përket një personi në këtë çështje, është më e madhe se lufta botërore. Ajo çështje është:

Në këtë kohë, për çdo besimtar, ndoshta për të gjithë ofrohet një arë e përjetshme në madhësinë e botës, e mbushur me kopshte e vila të zbukuruara, dhe çështja është ta fitosh a ta humbasësh atë. Pra, për çdo person është hapur një çështje e tillë që, edhe sikur të kishte pasuri sa gjithë Anglia dhe Gjermania, dhe të kishte mend, do ta harxhonte të tërën për të fituar këtë çështje. Sigurisht, ai që i jep rëndësi gjërave të tjera, pa e fituar ende këtë çështje, është i çmendur.

Madje, aq në rrezik ndodhet ajo çështje, saqë sipas një evlijau, në një qytet konservator madje, nga dyzet veta që u larguan nga kjo jetë, vetëm njëri kishte fituar, tridhjetë e nëntë të tjerët kishin humbur. Ja, pra, nëse ndodhet një rrugë që do të çojë në fitimin e kësaj çështjeje, atëherë çdo njeri që i ka mendtë në kokë, do të mundohet, do të shërbejë për këtë rrugë dhe do të jetë i detyruar t’i japë një rëndësi aq të madhe asaj sa asgjëje tjetër.

Dhe ja, një nga rrugët e kësaj çështjeje dhe më e para prej tyre. Janë të vërteta të dala, të kulluara dhe të pasqyruara nga mrekullitë shpirtërore të Kuranit, kësaj ligjërate të mrekullueshme. Është e qartë se çdo njeri i dërguar me një detyrë në këtë botë është i përkohshëm dhe vështrimi i tij është drejt një bote të përjetshme.

Kjo vjen se në këtë kohë, kështjellat ndihmëse që mbrojnë jetën e tij të përjetshme janë lëkundur. Çdo njeriu, përveçse të braktisi botën dhe çka dashuron brenda saj, i është shfaqur çështja e fitimit ose humbjes së një pasurie të përjetshme, mijëra herë më të mrekullueshme se kjo botë. Nëse njeriu ka besim të fortë dhe nuk e ushqen atë, ai e humbet këtë çështje. E çfarë do ta zinte vendin e kësaj gjëje të humbur?

Pikërisht, për këtë të vërtetë, nëse na zhvillohen mbi njëqind herë mendjet tona, ato do të jenë të mjaftueshme vetëm në shërbim të kësaj çështjeje madhore e të shenjtë. Që të merresh me çështje të tjera, për ne është ulje dhe pa kurrfarë rëndësie. Sigurisht, që të lidhesh dhe të përzihesh me zemër e me mendje me çështje të tjera, jashtë kësaj çështjeje, është e dëmshme, sepse një person që i ndjek me kujdes dhe merret me rrethe të gjera politike që i shkaktojnë emocione, mbetet mbrapa, ose i shuhet vullneti në detyrat që ka në rrethe të ngushta. Dhe ai që i ndjek me kujdes ato rrethe të gjera e tërheqëse politike, ndonjëherë bllokohet. Përveçse nuk bën detyrën e tij, edhe nëse nuk e humb pastërtinë e zemrës, nijetin e mirë, drejtimin e mendjes dhe sinqeritetin në detyrën e tij, ai ka mundësi të akuzohet për këto.”

Postime të ngashme