Bëhu i qëndrueshëm në parimet e tua
Për të mos rënë shpesh në gabime dhe si rrjedhim, për të mos ulur prestigjin tënd, mendo shumë, flit pak dhe mos harro kurrë të dëgjosh mendimet e të tjerëve.
Mos u bëj pesimist, nëse rruga jote ndalet para një gremine, vrapo, kërko zgjidhje dhe mos u mbyll në vetvete.
Është thelbësore të jesh sa të jetë e mundur i vendosur për qëllimin dhe objektivin e çdo detyre që ndërmerr.
Nëse nuk e drejtojmë shpirtin tonë drejt një qëllimi të caktuar, mendimet tona do të shkatërrohen në një vorbull në pështjellim dhe vetë ne do të kthehemi në lodra, që nuk funksionojnë.