Ata që kanë vuajtur nga uria nuk do ta kenë të vështirë llogaridhënien
Ebu Hurejreja r.a tregon: “Kur hyra te Profeti ynë i dashur s.a.s, Ai ishte duke e falur namazin ulur.
– “O Resulallah, pse po e fal namazin ulur, çfarë ke, je sëmurë?”, – e pyeta.
– “Nga uria, o Ebu Hurejre!” – m’u përgjigj ai.
Më pushtuan lotët. I Dërguari i Allahut më pa dhe më tha:
– “Mos qaj, o Ebu Hurejre! Ata që vuajnë nga uria, duke e pritur shpërblimin vetëm se nga Allahu, nuk do ta kenë të vështirë dhënien e llogarisë në ditën e Kiametit!”