20 fakte interesante për trupin e njeriut

Trupi i njeriut është një sistem tepër kompleks dhe shumë i ndërlikuar, që pavarësisht studimeve mijëravjeçare ende i befason studiuesit me të rejat që zbulojnë. Çdo vit, shkencëtarët publikojnë fakte të rejat dhe të çuditshme rreth trupit të njeriut. Për shembull e dini që njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë, por nuk mund të jetoj 11 ditë pa gjumë? E dini se enët e gjakut të njeriut janë të gjata 96.560 kilometra, e mjaftueshme për të mbështjellë mbi 2 herë ekuatorin e Tokës? Pse thonjtë e këmbës i presim më rrallë se ato të duarve?

E dini që sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi? Pse në mëngjes njeriu është më i gjatë se gjatë ditës? Pse truri ynë cilësohet si kompjuteri më i përsosur në botë. Pse muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha dhe kocka më e fortë e trupit është nofulla. E dini që gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda? E dini se zemra e njeriu prodhon brenda një dite aq energji sa i nevojitet një kamioni për të ecur mbi 30 kilometra. Pse biondet kanë më shumë flokë? Nga teshtima tek thonjtë, 20 fakte të pazakonta për trupin e njeriut.

  1. Kur teshtin, njeriu e bën këtë më shpejtësi mbi 160 km në orë.
  2. Enët e gjakut të njeriut janë të gjata 96.560 kilometra, e mjaftueshme për të mbështjellë mbi 2 herë ekuatorin e Tokës.
  3. Zemra e njeriu prodhon brenda një dite aq energji sa i nevojitet një kamioni për të ecur mbi 30 kilometra.
  4. Njeriu prodhon aq pështymë gjatë jetës sa mund të mbushë dy basene.
  5. Po të ishte syri i njeriut aparat fotografik, rezolucioni i tij do të ishte 576 megapiksel.
  6. Trupi i njeriut për një orë prodhon 180 milionë rruaza të kuqe gjaku. Nëse gjatë shtatzënësisë nëna lëndon ndonjë nga organet e brendshëm, bebja nga mitra i dërgon qeliza për “shërim “.
  7. Njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë.
  8. Receptorët e shijes nuk gjenden vetëm në gjuhë por edhe në stomak, zorrë, pankreas, mushkëri dhe në tru.
  9. Në moshën 60-vjeçare, rreth 60% e meshkujve dhe 40% e femrave, janë të prirur të gërhasin, mirëpo jo të gjithë kanë një gërhitje të zhurmshme. Disa prej tyre nuk ndihen, disa janë vërtet problematikë, por që të gjithë gërhasin. E teksa mesatarisht, tingulli i gërhitjes kap vlerën e 60 decibelëve që i takon gërhitjes normale, problematikët e kalojnë padiskutim këtë shifër, duke kapur vlerën e 80-85 decibelëv.
  10. Megjithëse mund t’ju duket e pabesueshme, por për çdo centimetër katror të lëkurës, një individ ka afërsisht 32 milionë baktere. Duket e paimagjinueshme në fakt, por është e vërtetë.
  11. E keni pyetur ndonjëherë veten se përse thonjtë e këmbës i presim më rrallë se ato të duarve? Sepse thonjtë, të cilët janë më shumë të ekspozuar, rriten më shpejt, se sa ata të cilët qëndrojnë të fshehur. Madje edhe ndërmjet duarve ka dallim, pasi thonjtë rriten më shpejt në dorën me të cilën ju shkruani dhe në gishtërinjtë më të gjatë.
  12. Kafsha që mund të mbani në shtëpi, apo edhe të tjerat jo shtëpiake, nuk janë të vetmet gjallesa që humbasin dhe ndërrojnë lëkurën. Edhe ne njerëzit humbasim çdo vit gati 0.3 metra pjesë të lëkurës sonë. E gjitha kjo do të thotë se në moshën 70-vjeçare ne do të kemi humbur gati 2 metra lëkurë.
  13. Dihet që një i rritur ka më pak kocka se një fëmijë i vogël, e megjithatë ajo çfarë jo të gjithë e dinë, është fakti se përse ndodh kjo. Foshnjet, sipas studimeve, kanë afërsisht 350 kocka në të gjithë trupin e tyre. Me kalimin e viteve, kur njeriu rritet, kockat bashkohen me njëra tjetrën dhe kështu, në moshë të rritur, një njeri ka 145 kocka më pak, ose 205 kocka gjithsej.
  14. Burimi i erës së trupit përfshirë edhe asaj të këmbëve është djersa. Në fakt, këmbët janë ndër pjesët e trupit që djersisin më shumë. Të dyja bashkë, mund të prodhojnë rreth 500 mijë pika djerse në ditë.
  15. Lotët dhe mukoza përmbajnë një enzimë të quajtur Lisozima. Kjo enzimë ndihmon për të mbajtur të shëndetshëm, fytin, hundën, si dhe sytë ndaj sulmit të baktereve dhe infektimit të këtyre zonave.
  16. Është e pamundur të gudulisësh veten. Edhe personat më të ndjeshëm kurrë nuk do të kenë aftësinë të vetgudulisen.
  17. Muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha dhe kocka më e fortë e trupit është nofulla.
  18. Për të bërë një hap duhen 200 muskuj. Kjo është një punë e vështirë duke pasur parasysh se secili prej nesh bën mesatarisht rreth 10.000 hapa në ditë.
  19. Dhëmbët janë pjesa e vetme e trupit që nuk mund të riparojnë veten. E gjithë kjo, për shkak se dhëmbët nuk janë pjesë “e gjallë” e trupit tonë.
  20. Truri njerëzor është në gjendje të memorizojë 5 herë më shumë se informacionet që ndodhen në Enciklopedinë Britanike, ose çfarëdo lloj enciklopedie tjetër. Llogaritet në terma elektronikë se truri ynë ka një kapacitet prej 3 deri në 1000 Terabyte.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: