Arsyet pse ndiheni të lodhur dhe të papërqëndruar
Stina e pranverës shoqërohet përgjithsisht me një lloj plogështie, kanë qenë ditë as me diell e as me shi, lodhja që në orët e para të mëngjesit dhe vështirësia në përqendrim, nga dhimbja e kokës tek një irritim i përgjithshëm.
Janë gjendje e përbashkët, që prekin një pjesë të madhe të njerëzve. Quhet ndryshe dhe “sindromi i ndryshimit të stinës”, që vjen çdo vit me shqetësime fizike dhe psikologjike.
Më poshtë do të lexoni disa këshilla sesi ta kaloni këtë situatë.
- Kaloni kohë jashtë dhe shijoni diellin. Nëse ndiheni të lodhur, pushoni.
- Shtoni ngjyrat në dietën tuaj. Një tryezë plot me ngjyra.
- Bëni sporte në ajër të hapur: vetëm një shëtitje e bukur është e mjaftueshme.
- Llastoni veten me një masazh relaksues.
- Ngadalësoni ritmin e ditëve dhe merrni pak kohë për veten tuaj.
- Mos harroni mjetet natyrore: provoni çajin me xhinxher.