Të jesh në prezencën e Profetit Muhamed (a.s)
Të jesh në prezencën e Profetit Muhamed (a.s).
Besimtari duhet të përpiqet që të jetë gjithmonë me abdes. Sa herë që të ndërrojë abdesin, të përpiqet t’i falë dy rekate namaz. Kudo që të ulet, nëse ka mundësi fytyrën le ta drejtojë nga Kibla. Duhet ta mendojë veten sikur është ulur pranë Profetit (a.s) dhe kështu ta rregullojë sjelljen dhe qëndrimin e tij.
Në këtë lloj gjendje, çdo veprimi i tij do të bëhet i matur, nuk do t’i përgjigjet çdo lloj sjelljeje të urryer ndaj tij.
Të jesh në prezencën e Profetit Muhamed (a.s) do thotë që të kërkosh menjëherë falje për çdo mangësi dhe nuk do të krekosesh duke pëlqyer veten e punët e tua. Sepse vetëpëlqimi është prej cilësive të shejtanit.
Përkundrazi, do ta shohë veten të vogël dhe do të tregojë respekt për të devotshmit. Ai që nuk di të tregojë respekt për të devotshmit, Allahu e privon atë nga të qëndruarit me ta. Po ashtu, edhe njeriu që nuk tregon respekt ndaj adhurimeve, Allahu e privon nga ndierja e kënaqësive në kryerjen e tyre.