Allahu është mbrojtësi ynë
Allahu është es-Samed! Atij i kërkohet dhe pa lejen e Tij nuk mund të vendoset asgjë, Atij i kërkohet gjithmonë në nevojë dhe në arritjen e synimeve. Ai është mbrojtës i gjithkujt! Ai është i vetmi, që plotëson kërkesat e atyre që i luten. Vetëm Allahu ekziston njëmend, vetëm Ai është i vërtetë. Çdo gjë tjetër ekziston në sajë të ekzistencës së Tij, çdo gjë tjetër është e vërtetë në sajë të vërtetësisë së Tij.
Ai ushqen çdo gjë, kurse atë nuk e ushqen askush. Të gjithë kanë nevojë për të, kurse Ai nuk ka nevojë për askënd; të gjithë do t’i përgjigjen Atij, kurse Ai askujt. Ai i do robërit e vet, Ai është i mirë me ta, i mëshiron, i ndihmon dhe i përgjigjet nevojave të tyre. Ai është i vetëm dhe nuk ka zot tjetër përveç Tij.
Rëndësia qëndron në atë, që njeriu të ruajë natyrën e tij të dëlirë, duke jetuar në përputhje me vetitë e natyrshme morale, nëse pranon ekzistencën e Krijuesit dhe ndjek e zbaton mësimet dhe këshillat e Tij.
Njeriu i ditur e i vetëdijshëm pranon se varet në fuqinë e Zotit të Madh. Ai vetëm gëzon, sepse çdo gjë që jep është e mirë, çdo gjë që merr është kalimtare, vetëm Ai është i përjetshëm, vetëm Ai është mbrojtësi i gjithkujt!
Le të lutemi me lutjen e Musait (a.s), e cila përmendet në Kuran: “Ti (o Allah) je Mbrojtësi ynë, pra falna dhe na mëshiro, se Ti je më i miri që fal (gabimet)!” (Araf, 155)