Fuqia e shpresës

Shpresa është një ndjenjë që mbi të gjitha lidhet me besimin. Ata që besojnë kanë gjithnjë shpresë. Është kjo arsyeja që disa efekte të besimit të fortë, mund të bëjnë mrekulli te disa njerëz. Ata që nuk arrijnë të kenë një besim të kësaj shkalle, mendojnë se një shpresë dhe besim i tillë është diçka jashtë të zakonshmes.

Dëshpërimi dhe pesimizmi nuk shfaqet tek ata njerëz, të cilën kanë zgjedhur të besojnë të vërtetën. Ashtu siç zhvillohet njeriu që ka shpresë, ashtu edhe një bashkësi mund të fitojë vitalitet dhe përparim vetëm me anë të shpresës.

Duke shpresuar, duke iu afruar të Gjithëfuqishmit, njeriu fiton forcë e mund të kapërcejë çdo vështirësi. Me anë të kësaj force, një grimcë bëhet yll dhe një pikë uji bëhet oqean. Ata që jetojnë me shpresë i kanë rrënjët si pemët e forta, të cilat as breshëri, as erërat e forta, e as ngricat e forta nuk mund t’i fishkin apo t’u dëmtojnë frutat. Shpirtra me të tillë shpresë, të cilët i janë përkushtuar përjetësisë, nuk vdesin kurrë, përkundrazi ata japin frytet e tyre në çdo stinë.

Postime të ngashme