Allah!

Allah, është emri i qenies që mbart cilësitë hyjnore dhe që gëzon atributin e sundimit. Ky emër është më madhështori i 99 emrave të Zotit, sepse ai shpreh thelbin që bashkon të gjitha cilësitë hyjnore, pa përjashtuar asnjërën prej tyre. Të gjithë emrat e tjerë tregojnë nga një cilësi të vetme, si dija, fuqia, veprimi, etj,. ndërsa emri Allah është i përveçëm.

Askush nuk ia kushton këtë emër tjetërkujt veç Zotit, si fjalëpërfjalshëm, ashtu edhe në mënyrë metaforike, ndërkohë që emra të tjerë si El Kadir, El Alim, Err Rrahim dhe të tjerë si këta, mund të përdoren për të karakterizuar edhe qenie njerëzore.

Për këtë arsye, emri “Allah” njihet si më i rëndësishmi. Kuptimi i tij është kaq i veçantë, sa nuk mund të mendohet që të tjerë të emërtohen me këtë emër, qoftë edhe në mënyrë metaforike. Nisur nga kjo mëvetësi, emrat e tjerë mund të klasifikohen si emra të Zotit (Allahut) dhe të përkufizohen në marrëdhënie me Të. Prandaj mund të thuhet se Es-Sabur, Esh-Shekur, El Xhebbar dhe El Malik janë emra të Allahut, por nuk mund të thuhet se Allah është emri i Esh-Shekurit etj…

Postime të ngashme

%d bloggers like this: