Një burrë i mençur…

Kë quajmë ne sot burrë të mençur? Çfarë e bën një burrë të jetë i mençur? Mos vallë e bën karriera e suksesshme? Mos vallë është ai që është i mirë për të tjerët apo ai që di të fitojë shumë? Jo, jo, ajo që e bën një burrë të jetë i mençur, ka të bëjë me familjen e tij, si di ai ta mbajë një familje.

Një burrë i mençur është ai që dhuron pa pritur asgjë në këmbim dhe zbukurohet për gruan e tij ashtu siç do që ajo të zbukurohet për të. I mençur është ai që nuk e këshillon gruan e tij në publik dhe as nuk e turpëron përpara familjes apo shoqërisë.

Një burrë i mençur është ai që e do gruan në masën e duhur, pa e tepruar, duke lënë pas detyrimet familjare. I mençur është ai që di ta këshillojë gruan e tij, pa e lënduar, por duke treguar respekt dhe mirësi ndaj saj. Dhe përsosja e mençurisë së një burri arrin kur ai tregohet i aftë të ruajë baraspeshë mes bashkëshortes dhe nënës.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: