Cilët janë profetët e Vendosmërisë së Epërme (Ulu’l-adhm) dhe pse u është dhënë vetëm atyre ky emër?

Megjithëse nuk ka lidhje me temën tonë, dëshiroj vetëm të shënoj një ajet që na kujton[1] fjala vendosmëri. Shprehjes në formën Atë s’e gjetëm të vendosur të ajetit përkatës (Taha, 110) mbi personin e Hz. Ademit, disa nga komentuesit (e Kuranit) i kanë bërë një koment të kësaj forme: nuk e gjetëm të vendosur për të mos hyrë në mëkat. Personalisht, nuk do ta pranoja një koment të tillë për një profet. Nuk më bën zemra ta pranoj një kuptim të tillë. Mua më vjen më me vend të komentojmë kështu: Ai hyri në mëkat pa e ditur, pa e planifikuar dhe vendosur që më parë. Për këtë nuk pati as edhe vendosmëri në kuptimin e këmbënguljes…

Sa për profetët e Vendosmërisë së Epërme, këta përshkruhen kështu në Kuranin e Madhnueshëm: Kujto se një kohë patëm marrë fjalë nga profetët: nga Sen-i, nga Nuhu, nga Ibrahimi, nga Musai dhe nga Isai, biri i Merjemes… Prej tyre morën një fjalë të fortë. Me Sen nënkuptohet Zotëria i Zotërinjve, Hz. Muhamedi (a.s.), të tjerët janë Hz. Nuh (a.s.) Hz. Ibrahim (a.s.), Hz. Musa (a.s.) dhe Hz. Isa (a.s.).

Çdo profet është profet, por, në tregun e këtyre, çdo gjë është tepër e shenjtë dhe këta kanë kaluar nëpër prova tepër të vështira. Po qe se do të shqyrtoheshin mirë e mirë tregimet moralizuese[2] të Kuranit për këta profetë, do të kuptohej shumë mirë se përse thuhet për ta të vendosur. I Dërguari i Allahut (a.s.) jo vetëm që pranoi e iu nënshtrua çdo lloj mundimi e vuajtjeje të ushtruar mbi të, por nga goja e tij nuk pati dalë qoftë edhe një fjalë e vetme me kuptim ankese apo që do të shprehte kritikë ndaj kaderit, fatit të vet. Vjen fitimtar Bedri, por Uhudi i hipën menjëherë si mal mbi supe. Duke u kthyer nga Uhudi, pasuesit që shkaktoi disfatën për shkak se nuk kishte përvetësuar mirë edukatën e të dëgjuarit të fjalës, nuk i hedh as edhe një fjalë në të cilën do të ndihej sadopak poshtërim. Rënia dëshmon e Hz. Hamzait e kishte acaruar keq, por ai kishte ditur edhe në këtë rast të groposte ankthin në zemër.

Ai ka një shqetësim, hyrjen e njerëzve në udhën e drejtë. Është shumë i dëshiruar në këtë çështje. Aq sa ka arritur në një gjendje që do ta shkatërrojë veten drejt këtij synimi. Ajeti ia tërheq vëmendjen kështu atij: Duke menduar se këtë Kuranin s’po e besojnë, nga mërzitja, gjithsesi, do ta shkatërrosh veten. (Kehf, 6)[3]. Dhe na e paraqet atë në një tablo të tillë.

Ai jeton vazhdimisht në horizontin e konsumimit të plotë të vetvetes në synimin drejt së vërtetës. S’kanë të bëjnë me të zemërimi, hidhërimi ndaj dikujt ose diçkaje. Në pikën e durimit të çdo gjëje që i bie në kokë, ai me vendosmëri qëndron.

Për vite me radhë po qëndis një copë; vjen një dorë e panjohur dhe e bën copë-copë atë qëndismë… kurse ai, pa u ankuar aspak, fillon e qëndis nga e para…

Në thelb, kjo veçori është një cilësi e përgjithshme e profetëve. Vetëm se profetët, ashtu siç nuk janë të gjithë të një niveli, po ndryshojnë edhe për nga fatkeqësitë dhe shqetësimet që u ranë mbi krye. Ata s’janë të njëjtë edhe për nga bashkësia që udhëhoqën.

Në këtë specifikë, sa kuptimplotë është një pamje që i Dërguari i Allahut pati mirësinë të sqarojë. Hapet perdja e të panjohurave dhe i tregohen Atij të gjithë profetët. Vazhdimin le ta dëgjojmë nga buzët e tij të bekuara me këto fjalë: Pashë profetë të tillë pas të cilëve nuk kishte qoftë edhe një ndjekës të vetëm. Pas disa të tjerëve qëndronin katër-pesë njerëz. Pashë tek po vinte një shumicë njerëzish. Dhe pyeta: Kjo është bashkësia ime? Jo, më thanë. Kjo është bashkësia e Musait. Pas pak, pashë një grumbull shumë më të madh njerëzish dhe mora lajmin se ata ishin bashkësia ime.

Mendoni: një profet përpiqet e lodhet një jetë të tërë dhe vdes pa mundur të gjejë qoftë edhe një fytyrë të njohur që do ta kuptonte. Disa i bëhen zotër një bashkësie vetëm prej disa vetësh. Po të viheshim në provë në këtë mënyrë, nuk pandeh se do të mund të ngrinim krye. Hz. Ibrahim sillet me duar të lidhura për t’u hedhur me katapultë. Pas pak do të hidhet në zjarrin e tmerrshëm me flakët që zgjaten drejt qiellit si dallgë oqeanike. Engjëlli kërkon leje dhe përpiqet ta ndihmojë. Mirëpo ai, duke mos u shmangur asnjë grimë nga përkushtimi i tij, thotë: Allahu më mjafton, ç’dorëzanës i mirë që është Ai!

Hz. Nuhu, në përfundim të përpjekjeve që vazhdojnë me shekuj, mezi hipën në anije me një grusht njerëzish, duke mos mundur të marrë pranë as të birin e vet. Sa pamje mbresëlënëse për një baba që bart shpirt profeti! Ne e kemi tepër të vështirë ta kuptojmë këtë, madje të pamundur!

Hz. Mesih është ende tridhjetë e tre vjeç kur duan ta vrasin. Po të zgjasë kokën jashtë, do të shohë shpatat e mprehura për ta copëtuar. Por ai qëndron vendosmërisht aty ku është dhe s’lëkundet qoftë edhe për një çast të vetëm!

Po, ata janë kapacitete të epërme të zgjedhur ndër njerëzit e merituar për të fshehtën Allahu jastafi…[4] Ata janë si kajmaku në qumështin e poçes që qenies që e zjeu Allahu me mëshirën dhe bamirësinë e Tij. Fuqia dhe Vullneti i Providencës Hyjnore në këtë mënyrë është shfaqur tek ata. Përkushtimi i thellë dhe vendosmëria që s’njeh zbehje, janë nga vetitë e tyre të pandara. E për këtë u është thënë atyre Vendosmëri e Epërme. Sipas nivelit, tek çdo profet dhe prijës ka vendosmëri. Kurse ata që ndodhen në pikën më të lartë të këtij virtyti të bashkëlindur[5], janë profetët emrat e të cilëve sapo i përmendëm.

[1] Në origjinal: Është përdorur fjala tedâi (arab.) që do të thotë të kujtosh diçka me anë të diçkaje tjetër. Shih tedai-i efkar: shoqërim idesh, asociacion.

[2] Në origjinal: Kissa

[3] Interpretim i vetë autorit

[4] Allahu jastafi… (arab.) Allahu zgjedh

[5] Në origjinal: Haslet.

Postime të ngashme