Agjërimi ia mëson njeriut vlerën e të mirave
Zoti e ka pajisur globin tokësor me një mijë e një lloje të mirash dhe e ka vënë atë nën urdhrin e njeriut që është zëvendësi i Tij mbi tokë. Çdo ditë para nesh pothuajse zbret nga qielli një sofër e tjetra ngrihet; dhe sapo ngrihet njëra, zbritet tjetra. Pemët japin fruta pa pushim, pranverë e verë, vjeshtë e dimër. Qielli na dërgon margaritarë me prehrin plot, nga toka shpërthejnë të mira. “Në qiell është ushqimi juaj dhe ka gjëra që ju janë premtuar!”
Toka dhe qielli i janë ofruar urdhrit të njeriut. Duke notuar brenda të mirave kaq të shumta sa të mos numërohen dot, shpesh njeriu nuk u bie dot në të këtyre të mirave. “Ata plangprishësit që notojnë në det po s’e dinë se ç’është deti! Janë brenda në det, por s’dinë gjë për ujin që e lehtëson notimin. Njeriu që noton mes të mirave, me anë të agjërimit e kupton vlerën dhe rëndësinë e tyre dhe përpiqet të falenderojë për to.