A mund të agjëroj për dikë tjetër?

Nëse dikush ka vdekur dhe atij i kanë mbetur namaze të pafalura ose ditë (Ramazani) të paagjëruara, nuk lejohet që dikush tjetër të falë namaz ose të agjërojë për të. Por, në qoftë se ka lënë ndonjë testament për agjërim, atëherë pasardhësit e tij ligjorë duhet që nga 1/3 e pasurisë që ai e ka lënë, të paguajnë detyrimin (fidjen). Lidhur me këtë Abdullah bin Abasi ka thënë: “Askush nuk falet për tjetrin dhe as nuk agjëron, po për të  ushqehen të varfrit.”

Edhe Abdullah bin Omer ka menduar njësojë. Malik bin Enesi ka thënë: “Është pyetur Abdullah bin Omer: – A duhet të agjërojë dikush për dikë tjetër?  Ai është përgjigjur: – Askush nuk duhet të agjërojë për tjetrin, as nuk duhet të falet për tjetrin …” Abdurrezaku në versionin e tij ka shtuar: “Nëse do të veprosh patjetër, atëherë jep sadaka për të.”

Umrete binti Abdurrahman ka thënë: “E pyeta hazreti Aishen: Nëna ime më ka vdekur dhe  ka ditë të paagjëruara, a bën të agjëroj në vend të saj? Ajo më tha: – Jo! Por, jepi sadaka një të varfri për secilën ditë, sepse kjo është më mirë se agjërimi yt.”

Duhet theksuar se edhe ky veprim nëse i vdekuri e ka lënë me porosi që të jepet shpërblesë (fidje) për të, atëherë pasardhësi duhet të japë detyrimin (fidjen), në të kundërtën ai nuk është i obliguar. E në qoftë se i vdekuri, për shkak të harresës ose për shkak të varfërisë, nuk e ka lënë amanet që të jepet në emër të tij shpërblesa (fidja), trashëgimtari nuk detyrohet me dhënien e saj. Por, në qoftë se jep shpërblesë (fidje), nuk ka dyshim se kjo jo vetëm që është e lejuar, por edhe është e lavdëruar dhe se i përcillen të vdekurit  si sevape.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: