A i detyron Islami njerëzit të përqafojnë mësimet e tij?

Kurani është shumë i qartë për këtë çështje. Ajeti kuranor që përshkruan lirinë e besimit është i një rëndësie të veçantë. Në një përkthim literal, verseti zakonisht përkthehet si: “Nuk ka detyrim në fe”. Megjithatë, në një kuptim më të gjerë, ajeti na thotë: “Asnjë detyrim nuk është i pranueshëm në çështjet e fesë”.

Ky kuptim sigurisht vlen për besimet, pasi besimi mund të jetë vetëm rezultat i bindjes personale. Prandaj, është krejtësisht kundër Islamit të detyrosh këdo që të pranojë besimin islam. Ne vetëm mund t’i ftojmë njerëzit ta pranojnë atë, por vendimi nëse ata do ta bëjnë apo jo është plotësisht i tyre.

Kjo ishte praktika e Shtetit Islam gjatë historisë. Nëse kjo vlen për parimin bazë të pranimit të Njëshmërisë së Zotit, ai vlen edhe më qartë për çështjet me rëndësi më të vogël, siç është zbatimi i disa rregullave islame. Njerëzit duhet t’i binden Ligjit të Zotit sepse ata besojnë në Të dhe shpresojnë të marrin shpërblim prej Tij dhe jo sepse janë të detyruar ta bëjnë këtë.

Dhe Zoti i Plotfuqishëm e di më së miri.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: