A ËSHTË PËRGOJIMI HARAM?  

 

 

“Musliman i vërtetë është ai që nga dora dhe gjuha e të cilit nuk të vjen asnjë e keqe.” (Buhariu, Iman 4) 

Ka disa viruse që trondisin dinamikat që mbështesin strukturën shoqërore. Një nga këto viruse, dhe ndoshta më ndikuesi, është përgojimi. Sipas fjalëve të Profetit tonë (s.a.s.), përgojimi është të thuash diçka që nuk i pëlqen vëllait tënd besimtar në mungesë të tij. Allahu i Plotfuqishëm e ka ndaluar qartazi përgojimin dhe e krahason përgojuesin me ngrënien e mishit të vëllait të tij të vdekur. 

Ka shumë hadithe të transmetuara nga Profeti a.s se përgojimi është haram. Është shumë e vështirë të merret parasysh trajtimi i kësaj teme kaq të gjerë  si përgojimi brenda kornizës së ngushtë të një artikulli, por ka disa fjali apo shprehi  përgojuese që ne i përdorim shumë në jetën tonë të përditshme, për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm në shumicën e rasteve. Le të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm për përgojimin duke u nisur nga këto shprehi. 

Njëra nga këto shprehi përgojimi fillon me “E di që do të jetë përgojim, por…“, dhe deklaratat që pasojnë janë pothuajse të veshura me një vello pafajësie. 

Së dyti kemi “Unë nuk përgojoj… Unë po them të vërtetën…” Ky është një model shprehjeje shumë i zakonshëm. Është përgojim të thuash atë që tashmë është thënë pas shpinës së personit. Për më tepër, nëse personi nuk i ka gjërat e thëna të vërteta atëherë kemi shpifjen, që është një mëkat edhe më i rëndë. 

 Një tjetër model shprehjeje është: “Unë nuk i flas pas shpine.. Po të ishte këtu tani do t’ia thosha në fytyrë.

Një shprehi tjetër që mund të konsiderohet edhe më e rrezikshme nga ato që përmendëm deri tani janë dhe shprehitë që lënë vend për nënkuptime. Për shembull “ Ah ta dini ju si është ai …ju nuk e njihni por nuk po flas sepse nuk dua të përgojoj” Këtu kemi një akuzë të paqartë, një akuzë e cila i bën të tjerët të hamendësojnë dhe gjëra të paqena. 

Së fundi, ka fjalë përgojuese që bëhen për më shumë se një komunitet, për shembull “Ka anëtarë të grupeve të tilla….ata janë të tillë..” Edhe ky është një përgojim shumë i rëndë. Sepse, përgojimi i një xhemati konsiderohet gjithashtu se ka përgojuar të gjithë anëtarët e atij xhemati.  

Si mund të pastrohemi nga ky mëkat?

Për t’u pastruar nga mëkati i përgojimit, fillimisht duhet kërkuar pendimi nga përgojuesi, hallalli nga ai që është përgojuar dhe lutja për atë person. E nëse një besimtar rastis të ndodhet në mjedise të tilla ai duhet të mundohet ta ndalojë këtë mëkat e nëse nuk mundet duhet të largohet nga ai vend, sepse edhe përgojimi është haram, të paktën në masën e zinasë. Le t’i bëjmë mjediset në të cilat ndodhemi të papërshtatshme për shpifje dhe përgojim. 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: