A është kjo botë pengesë për dhikrin?

Ndodh që të jemi shumë të zënë me këtë botë dhe problemet e saj, saqë qëndrojmë larg përmendjes së Allahut, çfarë të bëjmë në këtë situatë?

Kjo situatë tejkalohet me dy gjëra. E para: Ta përmendim Allahun, qoftë edhe pak, por në vazhdimësi; “Punët më të dashura tek Allahu janë të vazhdueshmet, qofshin edhe pak.” Për këtë arsye mund të bësh istigfar 100 herë (të merr afërsisht 4 ose 5 minuta); thuaj La ilahe il-la allah 100 herë dhe dërgo 100 salavate mbi të Dërguarin (a.s). Këtë bëje vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje, por në vazhdimësi.

Atëherë problemi qëndron te vazhdimësia në përmendjen e Zotit, qoftë ajo edhe pakët. Kjo arrihet me përpjekje dhe vijimësi, derisa ky adhurim të zërë vend te vetja jonë dhe të kthehet në një pjesë të programit tonë ditor dhe kur të bëhet e tillë, atëherë nuk do të braktiset më. Njeriu vazhdon të përmallohet për dhikrin e tij, nëse është i vazhdueshëm në të.

E dyta: Dhikrin e Allahut ta bëjmë pjesë të jetës sonë të përditshme, p.sh., kur hamë dhe pimë të themi Bismilah. Kur mbarojmë të themi Elhamdulillah. Kur dalim në mëngjes nga shtëpia të themi Bismilah, i jam mbështetur Allahut dhe e gjithë fuqia është në dorën e Tij. Këto janë gjëra të thjeshta, që bëhen në vende të shumta. Kur futesh në xhami të thuash; O Allah m’i hap dyert e mëshirës! Kur del; O Allah na i hap dyert e begative! Këto janë fjalë të shkurtra, por që na mundësojnë lidhjen me Zotin.

Shejh Ali Xhumua

Postime të ngashme