Çfarë vjen pas vështirësive?

Në jetë ka vështirësi, sepse për të këputur trëndafilin, duhet patjetër të futësh dorën në ferra. Ai që dëshiron të arrijë kulmin e pafundësisë, duhet patjetër t’i angazhojë të gjitha fuqitë e tij, në mënyrë që ta arrijë këtë. Ardhja e njeriut të devotshëm deri te njohja e Zotit dhe heqja e perdes nga sytë, është ajo më e bukura, më e madhërishmja dhe më e larta, që njeriu mund të arrijë.

Ne e adhurojmë Allahun, sepse e kemi njohur bukurinë dhe madhështinë e Tij. Në ibadetin ndaj Allahut gjejmë lumturi dhe nder, gjejmë çlirimin nga të gjitha llojet e instikteve, epsheve, lakmisë, robërimit ndaj pasurisë, etj.

Duke iu frikësuar Allahut, nuk i frikësohemi më askujt. Nënshtrimi ndaj Allahut është trimëri, ndërsa ibadeti për Të është liri. Përulësia për Allahun është siguri. Ja ky është adhurimi i vërtetë.

Ne jemi ata që kemi nevojë për dobinë dhe kënaqësinë që na jep adhurimi. Allahu na krijoi për ta njohur Atë dhe më pas për t’iu nënshtruar Atij. Kënaqësia e vërtetë është në njohjen e Zotit, bindjes ndaj Tij dhe plotësimin me cilësitë e dashura prej Tij. Allahu na krijoi që të na pasurojë me një pjesëz të përsosmërisë së Tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: