A është e gabuar mbajtja në dorë e telefonave në të cilët kemi shkarkuar Kur’an dhe leximi i Tij nga telefoni pa abdes?

A është e gabuar mbajtja në dorë e telefonave në të cilët kemi shkarkuar Kur’an dhe leximi i Tij nga telefoni pa abdes?

Kur’ani i shkarkuar në telefon nuk është i njëjtë me Mus’hafin. Në Kur’an, në suren El-Uaki’a (56/79) thuhet: “Atë (Kur’anin) e prekin vetëm ata që janë të pastër.”

Sipas këtij ajeti, prekja e Kur’anit si libër pa abdes nuk është e lejueshme. Po ashtu nuk është e lejueshme edhe prekja pa abdes e librave të tjerë fetarë, të cilët kanë ajete. Megjithëkëtë, me kusht që njeriu të ketë gusull, mund ta lexojë Kur’anin pa e prekur ose mund ta recitojë atë përmendësh.

Kështu, mbajtja në dorë e telefonit në të cilin ndodhet i shkarkuar Kur’ani dhe leximi i tij nga telefoni pa abdes nuk është parë i gabuar, pasi nuk është në formë libri të vërtetë. Sidoqoftë, leximi i Kur’anit qoftë edhe nga telefoni me abdes, është mustehab (i pëlqyer).

Postime të ngashme