Thënie për diturinë…
Dijetarët janë 700 grada mbi besimtarët. Largësia midis tyre është sa rruga e përshkruar për 500 vjet.
Të kërkosh dituri në moshë të re është si të gdhendësh mbi gur.
Mëso një dituri që nuk i bën dëm punës dhe bëj një punë që nuk i bën dëm diturisë.
Sado që të dish, prapë thuaj “nuk di”, në jetë mos shit, por bli dituri.
Dituria nuk është ajo që mëson përmendësh, por ajo që të bën dobi.
Fillimi i diturisë është qëllimi. Pastaj vjen dëgjimi, pastaj kuptimi, pastaj qëndrueshmeria dhe në fund përhapja e saj.
Prindi të rrit, shkolla të ndrit.
Nuk ka gjë më të lartë sesa dija. Mbretërit udhëheqin njerëzit, ndërsa dijetarët udhëheqin mbretërit.