Besimtari është si palma

Palma është një pemë që i ka rrënjët thellë në tokë, ndërsa trungun dhe degët shumë lart. Ajo është e qëndrueshme ndaj thatësirës dhe ndryshimeve atmosferike, i përshtatet kushteve klimaterike dhe nuk thyhet kollaj para stuhive.

Edhe besimtari është i qëndrueshëm dhe i palëkundur, me rrënjët e ngulitura thellë në besimin e pastër që ka përqafuar. Është i durueshëm në sprova, fatkeqësi, bela dhe kobe. Ashtu si palma që jep fruta të shijshme, edhe ai është i dobishëm për veten dhe të tjerët.

Çezari i shkroi njëherë Omer b. Hatabit: “Delegatët më kanë treguar se keni një pemë me gjethe si veshët e elefantit. Kur çel, lulet u ngjajnë më së shumti diamanteve të bardhë. Kur frutat formohen, janë të gjelbër si smerald. Kur skuqen, duken si safir i kuq. Kur piqen dhe bëhen për t’u ngrënë, i ngjajnë ëmbëlsirës më të shijshme. Ato mund të thahen dhe shërbejnë si zahire dhe ushqim për udhëtarët. Nëse delegatët e mi më kanë thënë të vërtetën, atëherë një pemë e tillë është një nga pemët e parajsës.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: