Të qarët…

Për çdo ndodhi të trishtueshme jetësore ne priremi të qajmë. Por kjo nuk duhet të na trembë, sepse e qara ka ndikim mjaft pozitiv në organizmin tonë.

Kur ne qajmë, çlirohemi nga emocionet negative që mbartim. Në një analizë, që është bërë për krahasimin midis lotëve të vërtetë emocionalë dhe lotëve të shkaktuar nga qepa, ka rezultuar se lotët emocionalë shfaqin nivele më të larta hormonesh dhe neurotransmetuesish të lidhur me stresin dhe e qara ul presionin e gjakut dhe rregullon ritmin e zemrës.

Efekti i të qarit emotiv është ai i eleminimit të substancave që shkaktojnë stresin. Ndërsa të qarit në vetmi nga frika dhe dashuria ndaj Krijuesit është shkalla më sublime e dëlirësisë shpirtërore. Nëse këta lot i mbajmë përbrenda, trupi ynë bëhet më shpejt i prekshëm nga ndikimet negative të ankthit si dobësimi i sistemit imunitar, i aftësive të kujtesës dhe atyre tretëse.

Mos i ndrydhni kurrë lotët! Vetëm kështu mund të shmangen substancat e dëmshme kimike, të cilat nëse mbahen përbrenda, çojnë në keqfunksionim të organizmit të njeriut.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: