Mirësia…

Dyert e mirësisë janë të shumta.  Të madhërosh, të lavdërosh dhe të adhurosh Zotin, duke thënë se: “Nuk ka tjetër vetëm se një Zot”. Të këshillosh bërjen e punëve të mira e të ndalosh bërjen e punëve të këqija Të heqësh nga rruga çdo gjë të rrezikshme. Të dëgjosh me vëmendje atë që të ankohet. Të drejtosh të verbërit, t’i përgjigjesh me përkujdesje atyre që kërkojnë ndihmë. Të punosh derisa të jenë në gjendje duart dhe këmbët. Ta mbash në krahë barrën e të dobtit – këto janë veprime bamirësie për çdo njeri.

Po ashtu edhe përshëndetja e vëllait me buzëqeshje, heqja e gurëve dhe e ferrave nga rruga dhe mundimet e suksesshme për të kthyer në rrugë të mbarë një njeri që ka hyrë në rrugë të gabuar, të gjitha këto janë gjithashtu vepra mirësie apo bamirësie.

 

Postime të ngashme