Potenciali i jashtëzakonshëm njerëzor
Njeriu i shëmbëllen një fare, që ka potencialin të gjenerojë dhe të arrijë përsosjen. Ashtu si në rastin e një fare, thelbi i njeriut është pajisur nga Fuqia Hyjnore me një potencial të lartë dhe një program të rëndësishëm nga Vullneti Hyjnor.
Nëse njeriu e përdor potencialin dhe aftësitë e veta për të kënaqur ndjenjat dhe epshet e papërfillshme të kësaj jete të përkohshme, ai do prishet, do t’i ngjajë asaj farës së kalbur…
Por, nëse në të kundërtën, ai do të mugullojë farën e potencialit të dhënë, për hir “të besimit dhe të adhurimit”, dhe do t’i përdorë aftësitë e tij për qëllimin e tyre të vërtetë, atëherë ai me siguri do të rritet si një pemë madhështore, që do të japë fruta të panumërta e të përsosura.