Njeriu, kjo krijesë e veçantë

Njeriu është krijuar me një natyrë plotësisht të dëlirë. Ai është bekuar me trup e mendje dhe me aftësi e burime, siç janë koha, shëndeti e pasuria materiale. Ai rritet dhe zhvillohet si krijesë më vete, me aftësi për të dhënë përgjigje, se si i përdor dhuntitë që i janë dhënë.

Çdo njeriu është një krijesë e veçantë dhe dallohet për karakterin e tij të ndryshëm. Ndoshta roli dhe detyrimet e njërit mund të jenë të ndryshme prej të tjerëve, por synimi i të gjithë njerëzve duhet të jetë i njëjtë; të jetoj duke përdor në rrugën më të drejtë dhuntitë e Allahut.

Ka njerëz që kanë burime më të shumta, ndërsa disa të tjerë i kanë ato të pamjaftueshme. Por duhet ditur, se sa më shumë burime të ketë një person, aq më të mëdha janë edhe përgjegjësitë e tij. Allahu nuk ngarkon asnjë shpirt me një barrë më të rëndë sesa mund të mbajë.

Postime të ngashme