Dita e tetë e Ramazanit
Ajeti i ditës
Adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muhamedi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellës i lajmit të mirë prej Tij, (që ju porosis) të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendesë. Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar. E, nëse ktheni shpinën, unë i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e Madhe.
(Kuran: 11;2-3)
Hadithi i ditës
Njerëzit më të afërt me mua (Profetin s.a.s), në ditën e gjykimit, do të jenë ata që më kanë dërguar mua më shumë salavate.
(Tirmidhi)
Vepra e ditës
Dërgoni salivate (bekime) për Profetin (s.a.s) sa më shumë të jetë e mundur dhe përpiquni ta bëni këtë pjesë të rutinës tuaj ditore.
Profeti Muhammed (s.a.s) ka thënë: “Kush më dërgon mua një salavat, Allahu atij i dërgon dhjetë salavate” (‘An Nasai’)
Duaja e ditës
O Zoti im! Më bëj mua nga ata që falin namazin, e gjithashtu edhe prej pasardhësve të mi. Pranoje lutjen time o Zoti ynë!