Kujdes fëmijët

Sipas studimeve të bëra, shikimi për një kohë më të gjatë se 2 orë i programeve televizive nga fëmijët, ndikon keq në zhvillimin e tyre. Studiuesit në këtë rast i këshillojnë prindërit: Mundohuni që të mos i lejoni fëmijët të shohin televizor më shumë se 2 orë gjatë ditës. Sigurohuni që fëmijët të ndjekin filma të përshtatshëm për moshën e tyre. Ndihmojini fëmijët që të kuptojnë atë që shohin.

Psikologët këshillojnë: Mos i lejoni fëmijët të shohin filma të frikshëm! Skenat e frikshme dhe të dhunshme në filma të ndryshëm, ndikojnë keq në botën shpirtërore të fëmijës, duke shkaktuar depresione psikologjike tek ata. Të ndikuar nga këta filma, ata fillojnë ta shohin botën si një vend të papërshtatshëm për jetesë.

Postime të ngashme