Që fëmijët tanë të mos bëhen fajtorë nesër…

Mos i jepni fëmijës gjithçka që ai kërkon; ndryshe ai do të mendojë se gjithë bota punon për të.

Mos qeshni kur ai thotë ndonjë fjalë të paedukuar; po bëtë kështu ai do ta kujtojë veten si më të mençurin.

Kujdesuni për edukimin shpirtëror të tij.

Mos ngrini gjithçka ia hedh përtokë, sepse kështu fëmija do të mësohet që të gjitha detyrimet e tij tua kalojë të tjerëve.

Mos i jepni para për të shpenzuar aq sa ai kërkon. Ndryshe, ai nuk do ta ndiejë të nevojshme të punojë për të përballuar shpenzimet e tij.

Mos i përmbushni të gjitha kërkesat e tij për ushqime të zgjedhura dhe për sende luksi,

Mos mbani anën e tij kur e shihni që ai ka gabuar në marrëdhëniet me mësuesit, shokët, etj…

Nëse nuk i bëni këto, mos u çudisni nëse një ditë fëmija juaj të ulet në karrigen e fajtorit, si pasojë e edukatës së ju i  keni dhënë atij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: