Si të kujdesemi për fëmijët kur janë me grip?
Gripi është një sëmundje ngjitëse. Virusi gjendet kudo dhe të gjithë mund të preken. Ai hyn në trupin e njeriut përmes rrugëve të frymëmarrjes. Mundësi më të madhe përhapjeje ka në vendet ku kontaktet janë më të mëdha, si kopshte, shkolla, etj.
Ai përhapet shpejt nëpërmjet teshtimës dhe kollitjes të të sëmurëve me grip. Në përgjithësi gripi zgjat 1-4 ditë. Ai fillon me të dridhura, dhimbje koke, gjoksi dhe të muskulaturës, dhimbje dhe skuqje fyti, ndërsa temperatura arrin 39-40. Personi i prekur mund të shfaqë dhe këputje trupi, dobësi të përgjithshme, mungesë oreksi, etj.
Disa këshilla:
-Jepini fëmijës të pijë sa më shumë lëngje me vitaminë C, sepse rrit rezistencën.
-Jepini sa më shumë çaj për të zbutur kollën. Përdorni avuj me mentol për rrufën.
-Bëni kujdes në higjienën e duarve. Mbani nën kontroll temperaturën.
-Mbajeni fëmijën në një ambient të ajrosur mirë dhe të freskët.
-Shtoni në menynë e tyre zarzavatet dhe frutat.
-Bëjini kontroll te mjeku për çdolloj simptome të re.