Atëherë, çfarë të shqetëson?
Ibrahim ibn Ed’hemi pa një burrë të shqetësuar dhe e pyeti: “Do të të pyes për tre gjëra, a do të më përgjigjesh?”
Ai i tha: -Po.
Ibrahimi i tha: “A ka ndonjë gjë në univers, që ndodh pa dëshirën e Zotit?”
I tha: -Jo.
Ibrahimi i tha: “A mundet dikush të ta pakësojë atë që Allahu e ka caktuar për ty?”
I tha: -Jo.
Ibrahimi i tha: “A mund të të pakësohet, qoftë edhe një moment të vetëm, jeta të cilën Allahu e ka përcaktuar për ty?”
I tha: -Jo.
Ibrahimi i tha: “Atëherë, për çfarë je i shqetësuar?”