Përgatitja për ditën e kthimit

Ebu Bekri (r.a) ka thënë: “Kush futet në varr pa dërguar përpara vepra të mira për shpirtin e tij, është si ai njeri që dëshiron të lundrojë në det pa anije.”

Omeri (r.a) ka thënë: “Statusi i lartë në këtë botë arrihet nëpërmjet pasurisë, ndërsa statusi i lartë në botën tjetër arrihet nëpërmjet veprave të mira.”

Jahja b. Muadhi (r.a) ka thënë: “Njeriu i devotshëm nuk rebelohet kundrejt Allahut dhe njeriu i zgjuar nuk e zgjedh këtë botë, përpara botës tjetër.”

Dikush nga asketët ka thënë: “Kush kryen një mëkat duke qeshur, do të hidhet në zjarr duke qarë. Kush i bindet Alllahut duke qarë, do të futet në Xhennet duke qeshur.”

Aliu (r.a) ka thënë: “Prej mirësive mjafton Islami si i tillë, prej preokupimeve mjafton bindja ndaj Zotit dhe si këshillë mjafton vdekja që vjen papritmas.”

Transmetohet se Davudi (a.s) ka thënë: “Në Psalme është shpallur se personi i zgjuar duhet t’i kushtojë rëndësi tre gjërave: përgatitja për botën tjetër, të kërkojë furnizimin e mjaftueshëm për jetesë dhe të kërkoj kënaqësinë te gjërat e lejuara.”

Hatem el-Esami (r.a) ka thënë: “Çdo mëngjes shejtani më thotë: ‘Çfarë do të hash? Çfarë do të veshësh? Ku do të jetosh?’ Unë i përgjigjem: “Do të ha vdekjen. Do të vesh qefinin tim. Do të jetoj në varrin tim.”

Shënim: Shejtani përpiqet ta bëjë atë të jetë i pakënaqur me ushqimin, rrobat dhe shtëpinë e tij. Hatemi e lë të kuptojë se gjërat që e shqetësojnë më shumë nuk janë ato të dynjasë, por të ahiretit.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: