Kam dëshirë të takoj vëllezërit e mi

Në koleksionin e Imam Ahmedit gjendet një transmetim nga Enes ibn Maliku, ku Profeti Muhamed (a.s) i thotë Ebu Bekrit:

“O Ebu Bekër, do të dëshiroja shumë t’i takoja vëllezerit e mi, kam shumë dëshirë t’i takoj, sepse i dua ata!”

Ebu Bekri (r.a) i tha: -O i Dërguar i Allahut, ne jemi vëllezërit e tu!

Profeti (a.s) i tha: “Ju jeni shokët (shoqëruesit) e mi. Vëllezërit e mi janë ata njerëz, që pa më parë më kanë besuar dhe më duan më shumë se prindërit dhe fëmijët e tyre.”

Është e gjitha çështje dashurie. Mbylli sytë për një minutë dhe imagjino sikur të është dhënë mundësia të takosh më të Dashurin, i cili të quajti vëllanë dhe motrën e tij. Ai kishte shumë dëshirë të na takonte dhe ishte i përmalluar ndaj nesh, para se ne të përmalloheshim për të.

Me lutjen që në zemrat tona të ekzistojë dashuria për Allahun dhe të Dërguarin e Tij (s.a.s)!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: